Perceptimi i lartë për korrupsionin në qeverisje nxit debat mes gazetares dhe ekspertit
Sondazhi i Euronews Albania, sipas të cilit gati 92% e shqiptarëve mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion, nxiti debate mes gazetares Lindita Çela dhe ekspertit të komunikimit Julian Zyka në studion e ‘Barometrit’.
Për gazetaren Lindita Çela, shifra e lartë e perceptimit të korrupsionit është mbresëlënëse, nisur nga fakti se qeveria aktuale në 8 vjet ka bërë një punë shumë të madhe me opinion publik përmes propagandës.
Sipas saj, në 8 vjet qeveria aktuale jo vetëm ka marrë nën kontroll mediat, por ka harxhuar shumë për të manipuluar opinionin publik.
“Kemi një propagandë qeveritare nga mëngjesi në darkë që duket se nuk ka ngjitur”, tha gazetarja.
Por ky argumentim është kundërshtuar nga eksperti i komunikimit, Julian Zyka sipas të cilit nuk është normale të flitet vetëm për 8 vitet e qeverisjes së fundit, pasi perceptimi i shqiptarëve për korrupsioni ka qenë po kaq i lartë edhe në qeverisjet e mëparshme.
Sipas tij, përkundër propagandës qeveritare për të cilën foli gazetarja Çela, opozita është po aq e zonja në propagandën ndaj publikut.
“U krijua përshtypja se zonja zgjodhi të fliste për këtë qeveri sikur s’ka pasur qeveri më parë apo se propaganda e qeverisë ka ekzistuar e vetme, ndërkohë që opozita ka qenë gjithashtu efektive në propagandë”, iu referua Zyka, fjalëve të gazetares Çela.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta