Përdhunimi në Vlorë, Lekatari: Dhuna seksuale është mungesë kulture e një shoqërie

25 Tetor 2023 | 15:39

Gazetarja Zhaklin Lekatari komentoi në një intervistë për Euronews Albania rastin e 26-vjeçares të përdhunuar nga 3 djem në Vlorë.

Ndër të tjera ajo përmendi se në të tilla raste duhet pasur kujdes me opinionin publik, pasi ata që flasin hapur për të tilla çështje kaq delikate duhet të kenë parasysh që s’mund të lënë përshtypjen sikur vajzat që dalin e gëzojnë jetën janë ato që meritojnë të përdhunohen.

“Nuk duhet të ketë asnjë personazh që ka një përgjegjësi publike që duhet të guxojë të nxjerrë horrorre të tilla nga goja. Gjithashtu trajtimi i kësaj çështje duke thënë që zgjidhja jonë është të hapim shtëpitë publike, për mendimin tim është totalisht i gabuar. Dhuna seksuale ka të bëjë me mungesën e kulturës së një shoqërie dhe jo me numrin e marrëdhënieve seksuale që një shoqëri kryen. Gjithashtu trajtimi i kësaj çështje duke nënkuptuar se vajzat që dalin natën janë të pamoralshme dhe e fusin veten në situata të tilla është gjithashtu një mënyrë shumë e gabuar për të zgjidhur këto probleme,” – u shpreh Lekatari.

Ajo komentoi dhe qëndrimet e politikanëve, nga të cilët, tha se priste më shumë reagim.

“Unë nuk e kam parë një status nga deputetët, nga parlamentarët, nga udhëheqësit e këtij shteti, nga politik-bërësit, një lloj ndjenje, empatie apo humanizmi. Mos të harrojmë që detyra e institucionit të policisë është të parandalojë ngjarjet e krimit. Në momentin që ka ndodhur krimi, duke qenë organ institucional, çështja i kalon prokurorisë dhe gjykatës, kështu që do doja që edhe këtu të kishim pak më shumë informacion dhe përgjegjësinë ta mbanin institucionet për sa i takon dhe për sa i përket,” – deklaroi Lekatari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen

Emigrantët në SHBA me status të mbrojtjes së përkohshme duhet të kërkojnë qëndrim të përhershëm ose leje qëndrimi, tha Markwayne Mullin, sekretari i Sigurisë Kombëtare,...
10:14 | 29/06/2026

Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
08:59 | 29/06/2026

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026