Përfitimet e fëmijëve të dëshmorëve
Fëmijët e profesionisteve të rënë në krye të detyrës do të përfitojnë statusin “Fëmijë në Përkujdese të Republikës”.
E ftuar në emisionin “Mirëmëngjes”, Drejtoresha e Politikave të Përfshirjes Sociale, Nertila Topulli tha se familjet që përfitojnë nga ky status janë 4 kategori: fëmijët nën moshën 18 vjeç të cilët kanë humbur familjarë në krye të detyrës, fëmijët e personave të cilët kanë rënë në krye të detyrës gjatë funksioneve të tyre publike, fëmijët e dëshmorëve të atdheut dhe fëmijët e personave që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.
Topulli tha se është një nga paketat më të plota financiare mujore për personat e rënë në krye të deyrës që u jepet fëmijëve gjatë zhvillimit të tyre.
Kjo paketë arrin deri në 150% për familjet të cilat kanë më shumë se katër fëmijë, pagesë e përshkallëzuar në bazë të numrit të fëmijëve.
Ajo tha se këta fëmijë përfitojnë mbështetje financiare gjatë gjithë jetës së tyre. Ata do të përfitojnë falas shërbimet shëndetësore dhe kurimet e specializuara jashtë Shqipërisë ku shpenzimet mbulohen nga shteti.
Topulli tha gjithashtu se fëmijët përfitojnë bursë në arsimin parauniversitar, libra falas, kurse të formimit profesional falas, po ashtu edhe ata të cilët vazhdojnë universitetin do jenë të përjashtuar nga çdo tarifë që ka të bëjë me arsimin e lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa