“Përfitues”, analisti etiketon mbështetësit e Sali Berishës

5 Shkurt 2023 | 18:31

Analisti Ilir Demalia është shprehur kritik ndaj partive politike në vendin tonë duke thënë se prej 30 vitesh kemi të njëjtët aktorë politik.

I ftuar në Euronews Albania, Demalia theksoi se partitë as nuk kanë funksionuar dhe as nuk funksionojnë si parti që kanë një vullnet të përbashkët për t’i bërë mirë vendit dhe shtetit.

Gjithashtu ai komentoi dhe protestën që do të zhvillohet me 11 shkurt.

“Në 30 vjet ne kemi të njëjtën aktorë  politikë, të njëjtin sundim politik që vjen nga regjimi i kaluar. Ne nuk kemi një  demokraci organike, ne bëjmë sikur. Këta sundojnë në të gjitha fushat, dhe janë pionerë të partisë që kanë trashëguar këto parti. Partitë as nuk kanë funksionuar dhe as nuk funksionojnë si parti që kanë një vullnet të përbashkët për t’i bërë mirë vendit dhe shtetit.

Këtë shtet nuk ja ka dhënë asnjë njeri Ramës përveç se Sali Berisha me marrëveshjen e  2008. Jemi në autotarizëm të plotë. Këta funksionojnë si banda jo si parti, kështu që edhe protesta e 11 shkurtit nuk do të jetë gjë tjetër vetëm ajo që është thënë në protestat e tjera dhe nuk do e cenoj regjimin e Ramës”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026