Performanca e lojtarëve kuqezi: Uzuni rekord me Granadën, shkëlqejnë Mitaj e Daku

9 Dhjetor 2024 | 12:51

Futbollistët e kombëtares shqiptare po bëjnë mirë me ekipet e tyre, teksa edhe fundjava që lamë pas ishte tejet pozitive. Nga Spanja në Arabinë Saudite, Kroaci e Rusi, lojtarët kuqezi lanë gjurmë.

Duke nisur me Myrto Uzunin, i cili u kthye në një rekordmen për Granadën, pasi aktualisht është shënuesi më i mirë i huaj në historinë e këtij ekipi. Bomberi beratas ka shënuar 46 gola që prej transferimit të tij në këtë ekip.

Asiste dhuruan dhe Mitaj, Daku e Hoxha, duke marrë nota pozitive nga kompanitë që vlerësojnë performancat. Mitaj dha një paraqitje pozitive në sfidën ndaj Al Nassr, ku mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare asistoi në golin e fitores, të shënuar nga Bergëijn. Të njëjtën gjë bëri edhe Hoxha në barazimin 1-1 të Dinamo Zagreb, ndërsa Daku dha asist në fitoren në transfertë të Rubin Kazan.

Broja dhe Medon Berisha u kthyen në fushë pas dëmtimit, një tjetër lajm i mirë për trajnerin Sylvinho. Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan dhe pjesa tjetër e lojtarëve tanë, mes tyre kapiteni Berat Gjimshiti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026