Përfshihet nga flakët një banesë në Prizren, humb jetë 1-vjeçari! Shpëtohen 3 fëmijët e tjerë
Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte n qendër të Prizrenit. Fatkeqësisht nga kjo ngjarje ka humbur jetën një fëmijë rreth 1 vjeç. Lajmin e ka konfirmuar konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se fëmija ka vdekur si pasojë e thithjes së tymit. Gjithashtu ai shtoi se tre fëmijë të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, tha ai.
Bytyqi shtoi se zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht, ndërsa shkaqet do të hetohen nga organet kompetente.
“Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore”, shtoi ai.
Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut
Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll
Kosovë, aksident i rëndë në Istog, dy të vdekur dhe 3 të plagosur
- 15:20 Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)
- 14:52 Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
- 14:52 Zgjerohet shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: mbi 2 mijë raste dhe 1 mijë vdekje
- 14:50 Kompania ajrore Air France pezullon fluturimet drejt Lindjes së Mesme
- 14:45 Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit
- 14:43 Pentagoni identifikon ushtarin amerikan të vrarë në një sulm në Irak