Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Kosovë
Objekti i një qendre tregtare në Suharekë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës.
Sipas mediave lokale, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia, ambulanca dhe zjarrfikësit.
“Sot më datë 19.01.2025 ,rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetojë rastin si incident zjarri”, tha për mediat në Kosovë Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Policia e Kosovës arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
- Kosovë| Komisioni i Pavarur për Media zgjedh kryetarin e ri
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)