Përfundojnë hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet për ngjarjen e 21 prillit 2021 ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Arber Papleka u dërgua për gjykim. Mbi të rëndon akuza e vrasjes, ndërsa Niko Palla, Albert Nushi dhe policët e repartit “Shqiponja” akuzohen për shpërdorim detyre.
Prokurorët e çështjes Ritvan Suka dhe Platin Alicka pushuan akuzat për armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje të punonjësve të policisë, vjedhje me dhunë dhe heqje e paligjshme e lirisë për Arbër Paplekaj.
Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.
Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, mbeti i vrarë pas një përplasje me armë ku u përfshinë disa persona. Në ngjarje mbetën të plagosur katër të tjerë, Eltjon Bodinaku 32 vjeç; Emiljan Prenga, 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç, dhe punonjësja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçe.
Rreth një orë pas përplasjes me armë në polici u dorëzua Arbër Paplekaj, ish-oficer i Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe