Përfundon censi i popullsisë, INSTAT vijon punën

17 Nëntor 2023 | 15:46

Mbledhja e të dhënave në terren për censin e popullsisë dhe banesave 2023 në Shqipëri ka përfunduar. Instituti i statistikave me anë të një njoftimi zyrtarë ka bërë me dije se procesi është mbyllur, ndërsa stafi INSTAT po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, deri në datë 24 Nëntor.

Gjithashtu bëhet me dije se për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 nëntor – 20 dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura.

Mbledhja e të dhënave në terren për censin ka nisur që prej 18 shtatorit , ku anketuesit kanë trokitur në çdo derë.

16,9 milionë euro është kostoja e këtij projekti gjithëpërfshirës. Panorama e qartë e popullsisë shqiptare me të dhënat e detajuara, mbi kushtet e jetesës, numrin e popullsisë rezidente në Republikën e Shqipërisë do të publikohet në qershor të vitit 2024, duke ju dhënë kështu në dorë të gjithë aktorëve, dokumentin më të rëndësishëm bazuar në shifra për vendin tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi e cila është në pritje të një fëmije, morën pjesë në marshimin e zhvilluar në Tiranë. Fotot...
22:47 | 10/06/2026

“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë

Gazetari Roland Qafoku tregoi në emisionin Now ne Euronews Albania, përvojën personale nga atmosfera e protestës që po zhvillohet për të 11-ën ditë me radhë...
22:41 | 10/06/2026

Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës

Ish-shefi i Policisë, Irakli Koçiaj, është dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim prej 25 majit. Koçiaj, ish-oficer i krimeve...
22:40 | 10/06/2026