Censi në bashkinë Pustec, partia MIE kërkon zgjatjen e procesit
Partia Maqedonase për Integrim Europian ka kërkuar shtyrjen përtej afateve të përcaktuara për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave në zonën e Pustecit, për shkak se shumica e banorëve të kësaj bashkie janë të punësuar sezonalë në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi.
Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Eftim Mitrefski, kjo gjë ka bërë të vështirë kontaktin me regjistruesit e INSTAT, të cilët jo në pak raste nuk i kanë gjetur në banesa qytetarët.
I pyetur nëse këtë shtyrje, kjo parti, e kërkon edhe për banorët e kësaj bashkie që posedojnë pasaporta bullgare dhe punojnë në vendet e BE, Mitrefski ka thënë shkurt se qeveria shqiptare zyrtarisht në bashkinë e Pustecit njeh si pakicë kombëtare vetëm maqedonasit.
Në zyrën e gjendjes civile janë të regjistruar më shumë se 5000 shtetas që i përkasin minoritetit maqedonas.
Kujtojmë që një ditë më parë INSTAT ka shtyrë deri në 15 nëntor afatin e mbledhjes së të dhënave në terren. Njoftimin e bëri vetë drejtoresha e këtij institucioni Elsa Dhuli, e cila tha se shtyrja me dy javë e procesit vjen pasi 3% e zonave nuk janë numëruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë
“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë
Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës
- 23:18 Rusia akuzon Sekretariatin e OKB-së për ‘paragjykim institucional’ mbi raportimin për Ukrainën
- 23:03 Arlind Qori në protestë me djalin: Populli e ka marrë sovranitetin në duart e veta
- 22:47 Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë
- 22:41 “Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë
- 22:40 Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës
- 22:26 Rama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë