Përfundon pas 4 orësh mbledhja e Ramës me Grupin Parlamentar të PS-së

27 Prill 2026 | 14:02

Perfundoi pas rreth 4 orësh mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e zhvilluar në Pallatin e Brigadave nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama.

Në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë, ku Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, paraqitën raportet mbi ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian. Pjesë qendrore e raportimit ishte Kapitulli 24: “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, i konsideruar si një ndër më të rëndësishmit në këtë proces.

Gjatë mbledhjes u diskutua mbi progresin e arritur deri tani, sfidat që mbeten për t’u adresuar, si dhe masat konkrete që duhen ndërmarrë për përshpejtimin e reformave kyçe. Burime nga takimi bëjnë me dije se është theksuar nevoja për rritjen e koordinimit mes institucioneve dhe përmbushjen në kohë të detyrimeve që rrjedhin nga negociatat.

Kjo mbledhje vjen pas dorëzimit në Kuvend të raportit të detajuar të qeverisë mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit, ku evidentohen arritje në disa fusha prioritare, por edhe nevoja për përparim të mëtejshëm në sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve.

Kryeministri Rama ka rikonfirmuar objektivin për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Në përfundim të mbledhjes, mësohet se janë lënë detyra konkrete për ministritë përkatëse, ndërsa pritet që në ditët në vijim të bëhen publike detaje të tjera mbi hapat e ardhshëm në këtë proces.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen e kësaj të marte në plazhin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari është nxjerrë nga uji pa shenja jete,...
18:30 | 23/06/2026

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të mërkurën në orën 08:30, në selinë e Partisë Socialiste, drejtuesit politikë në qarqe. Mbledhja vjen pak ditë pas...
17:56 | 23/06/2026