Përfundon raundi i parë i takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel

18 Gusht 2022 | 13:44

Raundi i parë i bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përfunduar.

Takimi u realizua me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguari të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka mbërritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pala amerikane edhe pse nuk merr pjesë në dialog, mbështet plotësisht përpjekjet e Bashkimit Evropian në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa, ditën e djeshme, Kurti dhe Vuçiç patën takime të ndara në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në konferencën për shtyp, Kurti u shpreh se nuk do të tërhiqet nga reciprociteti, ndërsa Stoltenberg deklaroi pas takimit me Vuçiçin, se KFOR-i është gati të ndërhyje nëse rrezikohet siguria në veri të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026