Përfundon takimi në Kryeministri, Rama përshëndetet me ministrin grek Dendias: Mik i çmuar
Pas dy orësh, ka përfunduar takimi në Kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias. Pas takimit me dyer të mbyllura, Rama ka përshëndetur Dendias nga ambientet e Kryeministrisë.
Në fokus të diskutimeve, ka qenë rifillimi i dialogut për zonat detare dhe shelfin kontinental, një proces që ka mbetur i bllokuar prej vitesh. Pas takimit Rama ka ndarë pamje nga takimi ndërsa e ka cilësuar Dendias si një mik të çmuar dhe një mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkruan Rama.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Dendias do të vijojë me axhendën e tij në Shqipëri ku do të takohet pasdite me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.


Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse