Përfundon votimi në zgjedhjet e pjesshme të Rrogozhinës
Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit për të zgjedhur kryebashkiakun në Rrogozhinë.
Pritet transportimi i materialeve zgjedhore drejt KZAZ-së dhe më pas nisja e numërimit të votave. Do të jenë 5 grupe që do të numërojnë këto vota. Dy kandidatët në garë janë Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Zgjedhjet në këtë bashki u përsëritën pas kontestimit të opozitës të zgjedhjeve të 14 majit për shkak të numërimit të kutisë së burgut.
Sipas KQZ, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 36.04%.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë triumfoi socialisti Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.
Rezultati në këtë bashki u kontestua nga koalicioni “Bashkë fitojmë”, pasi sipas tyre pati shkelje gjatë procesit të numërimit, ndërsa diferencën mes dy kandidatëve e bëri kutia e burgut, e cila sipas tyre nuk duhej të numërohej.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë