Përjashtimi i Flamur Nokës dhe Elda Hotit nga Kuvendi, reagon Bardhi

7 Prill 2026 | 22:20

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me përjashtimin e deputetëve demokratë, Flamur Noka dhe Elda Hoti nga Kuvendi. Bardhi e ka cilësuar këtë vendim si një vendim që nuk ka lidhje me etikën dhe rregulloren por se është një akt armiqësor ndaj opozitës.

Ai shton ndër të tjera se kjo është një strategji politike që nuk fokusohet vetëm tek Noka dhe Hoti por sipas tij kanë objektiv për të bërë opozitën të heshtë.

Bardhi thekson se në 6 muajt e fundit janë përjashtuar 15 deputetë të opozitës nga Kuvendi, me 295 ditë në total. Sipas tij kjo është një praktikë që po ngushton çdo ditë hapësirën e opozitës në Kuvend.

“Përjashtimi disajavor i deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Parlamentit është një vendim që nuk ka lidhje as me etikën, as me rregulloren. Është thjesht një akt armiqësor ndaj opozitës. Të gjithë janë dëshmitarë se, veçanërisht në seancën e 2 prillit, mazhoranca krijoi qëllimisht një klimë tensioni, që vetëm sa dëmton më tej besueshmërinë dhe reputacionin e parlamentit.

Armiqësia ndaj opozitës nuk është rastësi. Është strategji politike, që nuk fokusohet vetëm tek dy emra, por tek objektivi për ta bërë opozitën të heshtë. Në 6 muajt e fundit PS ka përjashtuar 15 deputetë të opozitës nga Kuvendi, me 295 ditë në total. Një praktikë që, haptazi, po ngushton çdo ditë hapësirën e opozitës në Kuvend.

Mazhoranca nuk po përpiqet më as të duket sikur respekton rregullat. Ajo reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës.

Përjashtimet e deputetëve, refuzimi i kërkesave për komisione hetimore, refuzimi i interpelancave nga kryeministri, zvarritja e llogaridhënies së ministrave dhe refuzimi i institucioneve për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës kanë vetëm një objektiv: të zhbëjnë rolin kryesor të opozitës: kontrollin e pushtetit.

Kur pushteti sundon përmes korrupsionit dhe në aleancë me krimin e organizuar, kur qeveria mbron të kërkuarit nga drejtësia, kur kryeministri shndërrohet në zëdhënës të tyre, opozita ka vetëm një rrugë: të qëndrojë”, shkruan Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026