Përkeqësohet moti, reshje të dendura shiu dhe breshëri në Elbasan

25 Maj 2024 | 18:29

Reshje të dendura shiu dhe breshëri, kanë përfshirë mesditën e kësaj të shtune qytetin e Elbasanit. Madhësia e kokrrave të breshrit sipas qytetarëve ka shkaktuar dëme në automjete.

Reshjet po ashtu kanë bërë që të vështirësohet lëvizja në aksin rrugor nga Bradasheshi që të çon në hyrje të qytetit, por edhe në drejtim të autostradës Elbasan-Tiranë.

Kushtet e këqija të motit duket se janë bërë shkak edhe për aksidente përgjatë autostradës. Një automjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026