Vranësira dhe ulje temperaturash, si pritet të jetë moti gjatë fundjavës
Moti tipik pranveror me luhatje të vazhdueshme duket se do te vazhdojë dhe gjatë fudjavës. Vranësirat do të jenë prezente dhe nuk do të ketë rritje temperaturash ku më të lartat do të jenë 25-27gradë dhe më të ultat 5-6 gradë.
“Paraditet do të jenë me diell me vranësira të shpeshta dhe pjesën e dytë të ditës, është jugu dhe juglindja që rrezikohen nga rebeshe të izoluara. Ka një përmirsim të dukshëm dita e dielë, ku moti do të jetë i kthjellët në të gjithë ultërsirën perëndimire dhe vijën bregdetare”, tha meteorologia Lajda Porja.
Për të gjithë ata që në planet e tyre të fundjaves është plazhi, edhe këto dy ditë nuk do të jenë të favorshme.
“Nuk është një fundjavë shumë komode për plazh sepse është relativisht freskët. Së dyti uji është i ftohtë dhe do thoja sidomos gjatë kësaj jave është jugu më i rrezikuar nga rreshjet”, tha Porja.
Java e dytë e muajit maj është ajo që do të sjellë shijen e verës. Ku temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme.
“Pas datës 15 maj ka përmirësim më të dukshëm të motit. Prezenca e reshjeve do të jetë më e pakët. Do të kemi më shumë ditë me diell. Nga data 16, 17 do të fillojë ndryshimi i ksaj kurbe dhe rritja e temperaturave ku presim dhe vlera afër 30 gradë”, tha meteorologia.
Javët e fundit, kanë sjellë reshje shiu por dhe në disa zona temperature të larta. Këto luahatje të motit, sipas meteorologëve vijnë si pasojë e ngrohjes globale.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë