Përkeqësohet situata e zjarreve në Dishnicë, flakët shtrihen drejt malit të Moravës
Vatra e zjarrit në fshatin Dishnicë të bashkisë së Korçës ka marrë përmasa shqetësuese, duke u zgjeruar më tej drejt territorit të malit të Moravës, mbi qytetin e Korçës. Zjarri ka avancuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer malor dhe kushteve të pafavorshme atmosferike, ku era ka favorizuar përhapjen e flakëve drejt fshatit Barç.
Ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është bërë praktikisht e pamundur për shkak të aksesit të vështirë në zonë, ndërsa flakët po djegin sipërfaqe me bimësi të ulët dhe pisha. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë djegur mbi 20 hektarë.
Nënkryetari i bashkisë Korçë, Kletjon Kita, ka bërë të ditur se ndërhyrja për izolimin e vatrës do të vijojë në orët e para të mëngjesit të nesërm, pasi terreni dhe errësira e bëjnë të pamundur operacionin gjatë natës.
LEXONI GJITHASHTU:
- U mbyt në Lagunën e Patokut, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit
- Kosovë, Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’