Përkujtohet masakra e Rezallës, ku serbët vranë 98 burra e djem
Krerët shtetërorë të Kosovës kanë bërë homazhe të martën në memorialin e dëshmorëve në Rezallë.
Në këtë fshat të komunës së Skenderajt, forcat serbe kanë vrarë 98 burra dhe djem në luftën e viteve 1998-’99.
Kryeministri Albin Kurti kërkoi që drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare të veprojnë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen.
Ai e cilësoi masakrën dëshmi të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
“Vendosëm lule të freskëta këtu te lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit të cilët u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në trojet e tyre stërgjyshore. 98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe dhe vetëm 3 që kanë shpëtuar, kjo u ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ka qenë që të mos e lënë asnjë të gjallë andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut