Përleshja fizike në Kuvend, Sinaj: Kush e sajoi incidentin! Nuk do bëj kallëzim

31 Tetor 2023 | 13:25

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka folur për herë të parë pas konfrontimit fizik që ai pati në ambientet e parlamentit me deputetin demokrat, Bledjon Nallbati.

Sinaj tha se incidenti është i sajuar nga ish-kryeministri Berisha për t’i shpëtuar problemeve që ai ka me drejtësinë shqiptare.

Deputeti i PS shtoi se në lidhje me rastin në fjalë nuk do të bëjë një kallëzim në prokurori dhe se e ka falur kolegun demokrat.

“Mendoj që nuk është një incident i imi me askënd. Është një incident i sajuar nga Sali Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Nuk ishte personale. Personalisht nuk do të marrë një denoncim”, tha deputeti.

Gjithashtu ai zbuloi dhe detaje nga biseda që pati me deputetin Nallbati jashtë ambienteve të parlamentit.

Socialisti tha se i kërkoi kolegut arsyen se pre e kreu një veprim të tillë, pasi marrëdhëniet mes tyre ishin shumë të mira përpara incidentit.

“Nuk kam pasur komunikim me zotin Nallbati. Jashtë seancës i tahshë pse e bëri atë veprim, pasi kishim raporte normale, përshëndeteshim kur takoheshim në rrugë. Ai më tha e kisha me kartën se kisha me ju”, përfundoi Sinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026