Përmbyset autovetura në rrugën Kardhiq-Delvinë, vetëm dëme materiale

12 Maj 2024 | 20:34

Një autoveturë është aksidentuar në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Ngjarja është regjistruar mbasditen e së dielës ndërsa drejtuesi i autoveturës ka humbur kontrollin duke bërë që mjeti të  përplaset me skarpatin anësor të rrugës dhe të përmbyset.

Nuk ka të lënduar rëndë midis personave që udhëtonin në makinë ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ngrohja e temperaturave të motit ka rritur fluksin e automjeteve duke përfshirë edhe turistët që udhëtojnë në rrugën Kardhiq-Delvinë. Policia po sensibilizon drejtuesit e mjeteve për respektimin e Kodit Rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026