Përmbytjet në Pakistan, evakuohen rreth 100 mijë njerëz
Rreth 100 mijë njerëz janë evakuuar nga fshatrat e përmbytura në provincën Punjab, kështu kanë bërë të ditur Shërbimet e emergjencës në Pakistan.
Disa qindra fshatra dhe mijëra hektarë tokë bujqësore në provincën qendrore u përmbytën kur lumi Sutlej doli nga shtrati i tij të dielën.
Shërbimet e urgjencës kanë punuar për evakuimin e banorëve dhe bagëtive në zonat më të rrezikuara.
“Ne kemi shpëtuar 100.000 njerëz dhe i kemi transferuar në vende më të sigurta”, tha zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës në Punjab, Farooq Ahmad, për agjencinë e lajmeve AFP.
Kreu i qeverisjes në Punjab, Mohsin Naqvi, tha se reshjet e dendura të shiut i kishin shtyrë autoritetet në Indi të lëshonin ujin e tepërt të rezervuarit në lumin Sutlej, duke shkaktuar përmbytje në anën pakistaneze të kufirit.
Zyrtarët në anën indiane nuk u janë përgjigjur pyetjeve të bëra nga AFP lidhur me këto akuza.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret
U rrëmbye nga persona të armatosur në qershor, gjendet e vdekur gazetarja në Meksikë
Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 07:58 E rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, shkëputet guri nga mali dhe bie mbi makinë, humb jetën 42-vjeçari
- 07:53 Përfshihet nga flakët një mjet në aksin Vlorë-Radhimë, shkrumbohet nga zjarri (VIDEO)
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë