Përmbytjet në paraburgimin e Durrësit, ministri Lamallari: Situata nën kontroll! Janë marrë të gjitha masat
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari pas vizitës së tij në burgun e Durrësit ka folur për mediat ku ka dhënë detaje lidhur me përmbytjet. Lamallari këtë të martë udhëtoi drejt Durrësit për të parë nga afër situatën e krijuar në IEVP-në e këtij qyteti pas vërshimit të ujit prej reshjeve intensive të orëve të fundit.
Ministri tha se ka qenë në monitorim të situatës prej orëve të para të ditës së sotme dhe janë marrë masat e nevojshme për normalizimin e gjendjes.
“Janë marrë të gjitha masat e nevojshme me stakimin e energjisë elektrike në katin e parë dhe evakuimin në katet më sipër.
Në mbështetjen tonë kemi edhe pompat me kapacitet të lartë nga Ministria e Mbrojtjes për të larguar ujin”, tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose gjithashtu theksoi se situata është nën kontroll si dhe po kryhen furnizimet e nevojshme me mjete logjistike.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid