Përmbytjet në Shkodër, Meta: Dramë e përsëritur për shkak të korrupsionit në qeveri
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, komentoi situatën e përmbytjeve në Shkodër ku tha gjendja e rënduar në qytetin verior vjen si pasojë e keqadministrimit të sektorit energjetik në Shqipëri.
Në një dalje për mediat ai theksoi se KESH ka dështuar në menaxhimin e rezervave në Fierzë, gjë e cila sipas tij ka sjellë dhe përmbytje të qytetit.
Gjithashtu ai shtoi se problematika me të cilën po pwrballen qytetaret e Shkodrws është hapja në mënyrë të pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit.
“Përmbytjet e Shkodres jane nje drame qe eshte perseritur tre here brenda me pak se tre muaj per shkak te qeverisjes se korruptuar deri ne palce. Gjendja e renduar ne Shkoder ku mbi 1400 Ha jane permbytur eshte renduar si pasoje e keq administrimit te sektorit energjetik ne Shqiperi. KESH deshtoi me qellim ne aftesine rezervuese ne Fierze dhe tani shkarkon prurjet dhe permbyt pronat dhe shtepite e shkodraneve. Kuota maksimale per kete periudhe lejonte perpunimin e te gjitha prurjeve pa shkarkime.
KESH mund te dilte ne shitje dite me pare dhe jo ne date 16 Janar dhe keshtu do ishin evitoheshin permbytjet, shkarkimi pa prodhim dhe humbjet financiare. Fondet e dhena nga qeveria për kullimin jane skandaloze dhe kurrsesi nuk mund perballojne situata te tilla.
Problematika me të cilën po perballen qytetaret e Shkodres është hapja në mënyrë të pakontrolluar e portave të kaskadës së Drinit, pasi sasia shume e larte e ujit te shkarkuar eshte e paperballueshme per sistemin e kanalizimeve. Mungesa e plote e ndihmes konkrete per qytetaret e Shkodres te cilet iu jane permbytur pronat, shtepite eshte nje veper penale”- tha Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje