A është spiun Ilir Meta? Pse po hesht mazhoranca?

24 Janar 2023 | 11:33

Ish- kryetari i Shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Nebil Çika foli në lidhje me bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, ku vuri në theks se hapja e dosjeve temë e diskutua për javë të tëra u harrua.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Autoriteti i Dosjeve nuk e ka në tagër bërjen publike të dosjeve, ndërsa shtoi se hapjen e tyre fillimisht duhet ta kërkonte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e më pas Ilir Meta i cili u përfol se mund të kishte qenë bashkëpunëtor sigurimi.

Sipas tij mazhoranca e ka detyrim publik që të kërkojë hapjen e dosjeve nga Autoriteti i Dosjeve.

“Politika më shumë përpiqet të marrë at efektin mediatik, dhe show se sa efektin real që presin qytetarët. Ky prittë të jetë akti më i rëndësishëm i shkëputjes së të kaluarës kriminale në Shqipëri.

Ka katër projekte për ligjin e lustracionit që nuk janë më në lëvizje nga parlamenti.  Vetë autoriteti nuk bën dot asnjë lëvizje sepse nuk e lejon ligji. Detyrimin në mënyrë të veçantë e ka pasur kryetarja e parlamentit që e hapi si problem.  Nuk e di se çfarë ka ndodhur por detyrim politik e ka pasur Nikolla që ta kërkoj nga Autoriteti i Dosjeve dosjen e I.M. dhe së dyti e ka pas Meta.

E para mazhoranca ka pasur detyrimin publik dhe e dyta kanë premtuar që këta persona të mos jenë në garë për zgjedhjet lokale.

I vetmi që ka kërkuar që emrat e përfshirë në dosjen e sigurimit të shtetit është Kreshnik Çollaku. Ai ka kërkuar dhe emrat e punëtorëve që kanë punuar në sigurimin e shtetit.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026