Përmbytjet në vend, Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile

9 Janar 2026 | 08:15

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të zhvillojë një mbledhje në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile. Mbledhja do të nisë në orën 08:30 ku do të hartohet një paketë për dëmshpërblimin e të prekurve nga përmbytjet në vend.

Mësohet se të pranishëm në këtë mbledhje do te jetë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Energjisë, Infrastrukturës dhe ajo e Bujqësisë. Gjithashtu në mbledhje do të ketë edhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Situata sot është përmirësuar në Vjosë pasi pas mesnatës ka patur rënie të nivelit të ujit. Prurjet e ujit janë ulur në kuotën 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura.

Si pasojë e përmbytjeve, uji ka depërtuar në rreth 20 banesa në Bishan, kryesisht në ambientet e jashtme të tyre. Të enjten u njoftua një urdhër evakuiminë Novoselë, Fier dhe Sukth për shkak të situatës alarmante.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026