Përmeti destinacion turistik, në 2022-shin e vizituan 60 mijë turistë
Përmeti gjithmonë e më tepër po merr profilin e një destinacioni turistik tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj. Tashmë turizmi është bërë pjesë e qëndrueshme e ekonomisë lokale.
I njohur ndryshe edhe si “Qyteti i luleve”, Përmeti po mirëpret më shumë turistë duke e kthyer këtë sektor ndër prioritarët për sigurimin e të ardhurave ekonomike për banorët. Në Zyrën e Punës në këtë bashki konstatohet interes nga bizneset për punësimet në sektorin e turizmit.
“Turizmi është duke u zhvilluar shumë në bashkinë e Përmetit dhe vendet e lira të punës dhe bizneset kanë nevojë për forcë punëtore. Kemi hapur aktualisht 20 vende të lira ku kërkohen kamerierë, ndihmës kuzhinierë dhe pastruese në sektorin e turizmit kryesisht në hoteleri” ,-tha Anxhela Rrapaj, specialiste e zyrës së punës.
“Përsa i përket ekonomisë lokale tashmë Përmeti është futur në rrugën e turizmit dhe shumica e investitorëve po investojnë në rrugën e turizmit. Gjithashtu mund të themi se janë edhe shumë persona, të cilët janë rikthyer përsëri në Përmet dhe po i rikthejnë shtëpitë e tyre në bujtina pasi ekonomia e Përmetit është gjithmonë e lidhur me turizmin”,-tha Ledion Komino, përgjegjës i turizmit në Bashkinë Përmet.
Përgjatë vitit 2022, qyteti i Përmetit u vizitua nga rreth 60 mijë turistë, shumica e të cilëve të huaj. Këtë vit synohet një numër më të lartë vizitorësh dhe më shumë të ardhura nga turizmi.
“Me këto investime që janë bërë presim që numri i turistëve këtë verë , në territorin e Përmetit, si në pavionet muzeale që janë çelur apo si dhe në atraksionet turistike që Përmeti mbart do të kemi një numër shumë të lartë dhe një numër të konsiderueshëm turistësh”,-tha Ledion Komino, përgjegjës i turizmit në Bashkinë Përmet.
Zona e Përmetit përfshin resurse të veçanta natyrore, historike dhe të trashëgimisë kulturore në shërbim të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues