Përmirësimi i marrëdhënieve me Kinën, SHBA “fut në lojë” Kissinger 100-vjeçar

20 Korrik 2023 | 16:28

Presidenti kinez, Xi Jinping e ka mirëpritur në Pekin ish-kryediplomatin amerikan, Henry Kissinger, teksa Shtetet e Bashkuara synojnë përmirësimin e lidhjeve me Kinën.

Udhëtimi i Kissingerit në kryeqytetin kinez vjen në kohën kur Pekinin po e vizitojnë një mori zyrtarësh amerikanë, shkruan rel.

Kissinger, ish-Sekretar amerikan i Shtetit, tani 100 vjeç, ka luajtur rol kyç në ofrimin e ndihmës për Kinën që të dalë nga izolimi diplomatik më 1970.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kissinger është duke e realizuar vizitën privatisht dhe nuk e përfaqëson Qeverinë amerikane.

Mirëpo, duke e marrë parasysh ndikimin e tij në Kinë, ai mund të veprojë edhe si kanal komunikimi mes SHBA-së dhe Kinës.

Televizioni shtetëror e ka shfaqur Xi-në duke buzëqeshur, teksa i ka thënë Kissingerit: “Jam shumë i lumtur që po ju shoh zotëri”.

“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë miqtë e vjetër, dhe nuk do ta harrojmë kontributin tuaj historik për t’i krijuar lidhjet SHBA-Kinë, dhe miqësinë mes dy vendeve”, ka thënë mes tjerash Xi.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka thënë këtë javë se janë të njoftuar për udhëtimin e Kissingerit dhe “nuk do të befasoheshin” nëse ai vendos t’i njoftojë ata për vizitën, pasi të kthehet në SHBA.

Në vizitë private, Kissinger mund të jetë më i hapur në diskutimet e tij me Xi-në dhe zyrtarë tjerë, duke pasur më shumë mundësi që t’i prezantojë shqetësimet dhe kërkesat e SHBA-së.

Po ashtu, për të është më e lehtë që të realizojë vizita me zyrtarë kinezë që janë në listën e sanksioneve amerikane.

Në një intervistë të dhënë në dhjetor të vitit të kaluar, Kissinger i ka kritikuar qasjet e administratës së presidentit Joe Biden, edhe të ish-presidentit Donald Trump ndaj Kinës.

Ai ka thënë Qeveria aktuale amerikane e nis dialogun me Kinën duke i vënë në pah “ligësitë kineze”, prandaj diskutimet pengohen.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, me mbërritjen e tij në Ankara kërkoi që aleatët të paraqesin “plane të qarta, konkrete dhe të besueshme”...
16:14 | 06/07/2026

Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik

Microsoft do të shkurtojë rreth 4,800 vende pune, ose rreth 2.1% të fuqisë së tij punëtore globale, duke iu bashkuar valës së largimeve nga puna...
16:10 | 06/07/2026

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur në një konferencë për shtyp pas mbërritjes në Ankara ku do mbahet samiti me liderët e...
16:06 | 06/07/2026