“Përmirësoni kushtet të mos ikin”- Studentët e mjekësisë kundër draftit të qeverisë
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur protestën e tyre sot në orën 11:00 përpara universitetit.
Ata janë mbledhur për të kundërshtuar diskutimet mes rektorit Gjata, ministreve Kushi dhe Manastirliu për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve, pasi ata janë kundra punësimit me detyrim aty ku do ministria.
“Nuk duam kurrsesi që në shtator të gjendemi pabesisht para firmosjes së kontratës. Përpara se të fajësoni mjekët që ikin, ktheni gishtin nga vetja dhe pyeteni veten pse? Pse po ikin? Çfarë po ofrojnë vendet e tjera më shumë që po na marrin mjekët? Çfarë duhet bërë për t’i mbajtur? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: përmirësoni sistemin shëndetësor, arsimin dhe kushtet e punës; dhe duam përmirësime konkrete, jo vendime të shkruara në letra që nuk janë vënë kurrë në jetë,” – tha njëra prej studenteve në fjalën e saj, duke theksuar se nuk janë nga ata që ngopen me lugë bosh.
Ata thonë se mjeku duhet ftuar të punojë në vend dhe kurrsesi i detyruar.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë