Përnaska: E djathta duhet të dalë me një kandidat të vetëm për Tiranën

16 Tetor 2022 | 14:15

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska deklaroi se e djathta duhet të dalë me një kandidat të vetëm për Tiranën, në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një intervistë për Euronews Albania, Përnaska u shpreh se kandidatura duhet të jetë përfaqësuese e së djathtës dhe të ketë integritet moral.

“Unë gjykoj që e djathta ka nevojë të dalë me një kandidat të vetëm dhe të unifikohet më shumë se kurrë. Unë shoh një pritshmëri shumë të lartë të qytetarëve të Tiranës për të bërë ndryshimin në Tiranë. Tirana vuan nga probleme madhore. Jam e vëmendshme, jam në një marrëdhënie intensive me banorët, edhe në lagjen time takohemi e flasim, qarkullojnë emra.

Unë do të mbështes atë kandidaturë që do dojë shumica e demokratëve. Pres të kem të bëj me një kandidaturë që të jetë përfaqësuese e së djathtës, të jetë me integritet moral dhe të ketë sensin maksimal të përgjegjshmërisë”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026