Përndjekje e dhunë në familje|Prangosen 4 persona në Korçë, procedohen disa të tjerë

15 Shtator 2024 | 15:54

4 persona kanë rënë në prangat e Policisë në Korçë për vepra të ndryshme penale, si përndjekje dhe dhunë në familje.

Po ashtu, sipas njoftimit të Policisë, janë proceduar penalisht disa persona të tjerë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shetasin  J. L., 29 vjeç, banues në Korçë,  pasi prej disa ditësh përndiqte të dashurën e tij.

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin L. Dh., 31 vjeç, banues në Korçë, dhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishte në përdorim 31-vjeçari, në fshatin Pirg, Maliq, në telefonat e këtyre shtetasve u gjetën faqe që shërbenin për vendosje të basteve sportive.

Telefonat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga ky Komisariat u arrestua në flagrancë shtetasi E. E., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 42 vjeç, banues në fshatin Sinicë, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këto struktura u referuan  materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi dyshohet se  ka ushtruar dhunë ndaj  bashkëjetueses së  tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një 29-vjeçar.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. S., 76 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin “Korçë-Devoll”, në fshatin Neviçisht, ka përplasur me automjet një 59-vjeçar, i cili po lëvizte me  biçiklete, duke e dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë  të Jutidiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026

Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit për të cilin u pretendua se ishte dhunuar në ambientet e Bllokut të Sigurisë, duke...
21:44 | 04/07/2026