Përparon ofensiva ukrainase, rusët braktisin bastionin
Forcat ukrainase vazhduan të shtyjnë në veri në rajonin e Kharkiv dhe të avancojnë në jug dhe lindje të tij, tha të dielën shefi i ushtrisë së Ukrainës.
Deklarata erdhi një ditë pasi kundërofensiva ukrainase e shtyu Rusinë të braktiste bastionin e saj kryesor në zonë.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy e përshëndeti ofensivën si një përparim të mundshëm në luftën gjashtëmujore dhe tha se dimri mund të ketë përfitime të mëtejshme territoriale nëse Kievi merr armë më të fuqishme.
Komandanti kryesor i Ukrainës, gjenerali Valeriy Zaluzhnyi, tha se forcat e armatosura kishin rifituar kontrollin e më shumë se 3 mijë kilometra katrorë që nga fillimi i këtij muaji.
Në disfatën më të rëndë për forcat e Moskës që kur u zmbrapsën nga periferi i kryeqytetit Kiev në mars, mijëra ushtarë rusë lanë pas municione dhe pajisje ndërsa u larguan nga qyteti i Izium, të cilin e kishin përdorur si qendër logjistike, shkruan Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë