Përplasen dy makina dhe një autobot pranë tunelit të Kalimashit, 2 viktima

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat
18 Tetor 2023 | 19:18

Dy makina dhe një autobot janë përplasur pranë tunelit të Kalimashit këtë të mërkurë.

Nga aksidenti i rëndë në aksin Milot-Morinë kanë mbetur 2 viktima.

“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit. Paraprakisht mësohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi Brian...
13:37 | 29/06/2026

Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm

Ditën e martë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap garën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Mandati i kryeprokurorit Olsian Çela përfundon në...
13:28 | 29/06/2026

(EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete

Si rezultat i hetimeve të kryera nga policia Sarandë për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u bë...
13:26 | 29/06/2026