Përplasen dy makina te “Gjiri i Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

10 Maj 2026 | 10:43

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, në Durrës, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00.

Sipas informacioneve nga policia, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë ka humbur jetën 57-vjeçari, i cili ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve.

Gjithashtu, kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesit e automjeteve si dhe një tjetër pasagjer.

Në vijim të veprimeve procedurale, janë arrestuar në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve, të cilët, sipas policisë, rezultuan se i drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026