Përplasen tre automjete në Elbasan, raportohet për disa të plagosur

21 Shtator 2024 | 10:14

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, nga përplasja makinat janë shkatërruar plotësisht në pjesëne përparme. Bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip “Fiat”, një “Toyota” dhe një “Volksëagen” me drejtues shtetasi një shtetas turk.

Ndërkohë ende nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore.

Burime spitalore bënë me dije se të katër personat mes të cilëve edhe një shtetas turk gjatë këtij aksidenti kanë pësuar dëmtime të lehta dhe pa pasoja serioze për jetën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026