Përplasen tre automjete në Unazën Veriore të Korçës, nuk ka të lënduar

2 Dhjetor 2025 | 10:09

Mëngjesin e kësaj të marte, tre automjete janë përfshirë në një aksident në Unazën Veriore të qytetit të Korçës, i cili për fat të mirë ka përfunduar vetëm me dëme materiale.

Sipasa raportimeve, drejtuesit e mjeteve po transportonin fëmijët në shkollë kur ndodhi incidenti, në një degëzim që të çon drejt dy shkollave të qytetit.

Policia bën me dije se një nga drejtuesit e mjetit nuk ka respektuar sinjalistikën rrugore në këtë degëzim, çka dyshohet se ka qenë shkak i aksidentit.

Unaza Veriore është një zonë ku herë pas here ndodhin aksidente, kryesisht për shkak të degëzimeve të shumta në këtë pjesë të rrugës, që e bëjnë lëvizjen më të rrezikshme dhe kërkojnë kujdes shtesë nga drejtuesit e mjeteve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026