EMRI/ Përplasi dhe la të vdekur në rrugë 53-vjeçarin, arrestohet pas një jave autori
Është identifikuar dhe arrestuar nga policia autorii i aksidentit të rëndë, të ndodhur rreth një javë më parë në aksin Elbasan Peqin, ku ndërroi jetë 53-vjeçari, Dalip Xhakoj.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Nigert Kikija, 33 vjeç, banues në Papër, i cili më datën 22 dhjetor përplasi për vdekje kalimtarin 53-vjeçar dhe u largua menjëherë nga vendngjarja.
Mbi 33-vjeçarin rëndojnë veprat penale si “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Materialet në ngarkim i tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e aksidentit rrugor, me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 22.12.2022.
Si rezultat, nga shërbimet e Policisë u bë identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i drejtuesit të automjetit, shtetasit N. K., 33 vjeç, banues në Papër, Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas, më datë 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, duke drejtuar automjetin tip “BMW X3”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin D. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, i cili ka qenë duke lëvizur me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Automjeti tip “BMW X3” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policë.
LEXO GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë