Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

19 Gusht 2025 | 13:39

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor A. B., i cili shërben në detyrën e Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më datë sot, rreth orës 05:40, Inspektori A. B. duke drejtuar një automjet tip “Audi” në rrugën “Egnatia”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përplasur disa automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.”-thuhet në njoftimin e AMP-së.

Në zbatim të procedurave të parashikuara, i është kërkuar të kryejë testin e alkoolit në organizëm, por ka refuzuar.

Në këto kushte, në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës është marrë mostrë gjaku për analizë.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026