Përplasja e eskortës të gjyqtares të Berishës, Karamuço: Asgjë e qëllimshme

23 Dhjetor 2023 | 20:27

Mbrëmjen e të premtes makina e Gardës së Republikës ku ndodheshin familjarë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, u përfshi në një aksident me një makinë policie, në drejtimin e të cilës ishte një efektiv nga Elbasani.

I ftuar në emisionin Review, eksperti kriminalistik Ervin Karamuço deklaroi se ngjarja është e rastësishme dhe nuk ka asnjë indicie që kemi të bëjmë me diçka të planifikuar.

Sipas tij, edhe pse gjyqtarja ka në dorë “çështjen Berisha”, hetimet e autoriteteve ligjzbatuese nuk kanë zbuluar asnjë provë që kemi të bëjmë me shantzah apo kërcënim.

“Nëse do ishte diçka e planifikuar ajo që u dyshua, mendoj se planifikimi nuk do të zgjidhte dhe kushtet atmosferike që një pellg uji të bëhej shkak për një devijim të një makine policie dhe të shkaktonte atë që shkaktoi. Për më tepër që personi në drejtimin e makinës ishte një efektiv i Policisë së Shtetit, aq më tepër me një makinë të Policisë së shtetit. Nuk mendoj se jemi përpara një shantazhi, ose tentative. Aktualisht që ne flasim kanë kaluar 24-orë, janë bërë të gjitha verifikimet dhe një ekspertizë e detajuar për këtë aksident dhe nuk ka rezultuar asgjë e qëllimshme.

Megjithatë është bërë e madhe për shkak të statusit të gjyqtres ashtu dhe të familjarëve. E kemi parë që disa prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë kanë marrë kërcënime, por nuk mendoj se është ky rasti”, tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026