Përplasja fizike në Këshillin Bashkiak Pogradec, Gjykata liron Kevi Muçllarin
Gjykata e Korçës ka vendosur këtë të enjte se arrestimi i Kevi Muçllarit është i paligjshëm. Seanca u zhvillua paraditen e sotme, ku prokuroria kërkoi masën e “detyrimit për paraqitje”, ndërsa gjykata rrëzoi kërkesën dhe vendosi lirimin e menjëhershëm të Muçllarit.
Avokati i tij, Endri Çela, deklaroi pas seancës se ndalimi ishte i pajustifikuar dhe se klienti i tij u mbajt në mënyrë të padrejtë për tre ditë.
Kevi Muçllari u arrestua tre ditë më parë nga efektivët e Komisariatit të Pogradecit, nën akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, pas një përplasjeje fizike me një këshilltar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Pogradecit.
Ngjarja ndodhi pas debatit të ashpër për projektvendimin mbi dhënien me qira të tokave shtetërore në fshatin Çerravë.
- LEXONI GJITHASHTU:
- Rama dhe Meloni firmosin marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë
- Përplasja fizike në Këshillin Bashkiak Pogradec, Gjykata liron Kevi Muçllarin
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla