Përplasja motrat Nikolli-Dumani, gazetarja: Ç’deklaruan në polici, pistat e hetimit

20 Korrik 2024 | 20:51

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte rikthimi i emrit të Nuredin Dumanit në skenën e ngajrjeve kriminale të ndodhura në vend.

Xhovana Nikolli, një personazh i njohur në rrjete sociale, së bashku me motrën e saj e akuzuan Dumanin si personin që urdhëroi shpërthimin me tritol në banesën e tyre.

Gazetarja e kronikës, Bleona Sari zbuloi dhe dy pistat që po heton policia dhe prokuroria e Elbasanit për shpërthimin në tritol. Ajo tha se motrat Nikolli kanë drejtuar gishtin nga Nuredin Dumani, por këtë gjë e kanë bërë vetëm në rrjete sociale.

Sipas Sarit në dëshminë e dhënë në policinë gjyqësore motrat Nikolli kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me asnjë njeri dhe nuk e kanë përmendur emrin e vrasësit me pagesë.

Pista e dytë e hetimit është për një atentat të mundshgëm ndaj pronarit të banesës ku jetojnë dy motrat, i cili është një person me precedent penal.

“Janë dy pista që unë kam. E para është ajo e Nuredin Dumanit, kjo dhe nga motrat Nikolli të cilat kanë drejtuar gishtin dhe e akuzojnë drejtpërdrejt në rrjete sociale. Në momentin që motrat Nikolli kanë shkuar të dëshmojnë në policinë gjyqësore në Elbasan janë shprehur që nuk kanë konflikte me njeri. Në të gjitha herët që janë pyetur, zyrtarisht nuk përmednin që kanë konflikte me njeri, nuk e përmendin fare emrin e Nuredin Dumanit. Herën e fundit që kanë deponuar Xhovana Nikolli ka thënë se dyshimet që ka do që t’i thotë pranë SPAK-ut.

Pista tjetër është ajo e një atentati të mundshëm ndaj pronarit që ka banesën. Është një person me një CV kriminale. Është i dënuar për prodhimin e lëndëve narkotike dhe në vitin 2017 i kanë vrarë dhe vëllanë”, tha Sari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026