Ish-Prokurori: Dumani s’mund të lihet të mbretërojë në burg vetëm se është i penduar
Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishte rikthimi i emrit të Nuredin Dumanit në skenën e ngajrjeve kriminale të ndodhura në vend.
Xhovana Nikolli, një personazh i njohur në rrjete sociale, së bashku me motrën e saj e akuzuan Dumanin si personin që urdhëroi shpërthimin me tritol në banesën e tyre.
Ato zbuluan se Dumani ishte i privilegjuar në burg, ku kishte një linjë interneti dhe komunikonte lirshëm me persona të tjerë përmes rrjeteve sociale.
I ftuar në studio, ish-prokurori Eugen Beci, tha se një person i penduar idrejtësisë nuk mund të kryejë absolutisht komunikime me persona të pautorizuar nga jashtë.
Beci shtoi se organet ligjzbatuese nuk mund të lejojnë që një person i penduar, pavarësisht ndihmës që i ka dhënë Prokurorisë së Posaçme, nuk mund të lihet të mbretërojë në burg.
“Fakti që një i penduar mund të ketë komunikime të pakontrolluara përbën një rrezik shumë të madh për të penduarin. I penduari është privilegjuar por jo i përkëdhëlur, brenda normave ligjore dhe gjithçkaje që parashikon Kodi i Procedurës penale dhe ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Ky njeri nuk mund të bëhet mbreti i një burgu dhe nuk mund të komunikoj me kë të dojë.
Mënyra se si komunikon ky njeri është e rëndësishme jo vetëm për integritetin e tij fizik, por dhe për integritetin e procedimit penal ku ky njeri është i penduar. Nëse ato që media relaton janë 50% të vërteta, nëse ky komunikon nëpërmjet rrjeteve sociale, tregon se disa çedon në masat që merr Prokuroria Speciale. Strategji për të krijuar vepra të tjera penale nuk mund të qëndrojë”, tha Beci.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit