Përplasja president-qeveri, Lumezi: Qëllimi i kësaj lufte është pushteti, Meta zgjodhi momentin e papërshtatshëm

20 Shkurt 2020 | 18:49

Aristir Lumezi, zëvendëskryeredaktor i gazetës ‘Panorama’, në studion e Ilva Now në Euronews Albania, teksa komentoi aktualitetin politik në vend pas përplasjes së re mes qeverisë dhe Presidentit dhe thirrjen e këtij të fundit për një tubim popullor më 2 mars, tha se e gjitha kjo është një luftë për pushtet nga të dyja krahët.

Sipas tij, kreu i shtetit ka zgjedhur momentin më të papërshtatshëm për të bërë këtë thirrje, pikërisht pas një konference të suksesshme donatorësh që do të ndihmojnë vendin të rimëkëmbet pas tërmetit dhe para vendimit për hapjen e negociatave me  BE, që duket se do të jetë pozitiv për vendin.

“Në mars kemi hapjen e negociatave dhe nëse Shqipëria do të jetë në kaos politik, donatorët do thonë stop ndihmave, negociatorët do thonë vendosni një herë dialog me njëri-tjetrin.

Unë pres që të ketë telefonata të forta që ky lloj proklamimi për një përshkallëzim të tillë proteste të mos ndodhë. Mungesa e dialogut gjithmonë ka sjellë këto lloj përplasjesh”, – tha z. Lumezi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021