Përplasje mes 2 grupeve në RMV, arrestohet shqiptari që qëlloi me armë

7 Korrik 2022 | 07:11

Në ditën e pestë të protestës kundër propozimit francez në Shkup një pjesë e protestuesve tentuan të hynin në Çarshinë e Vjetër dhe u përleshën me shqiptarët në sheshin “Skënderbeu”.

Mijëra protestues po marshonin nga Qeveria drejt Kuvendit,  por një pjesë e tyre janë drejtuar drejt sheshit ku dhjetëra shqiptarë u kundërpërgjigjën me gurë e sende të forta.

Sipas raportimeve, një shqiptar, pronar i hotelit pranë sheshit “Skënderbeu” në Shkup, ka drejtuar armë zjarri dhe ka shtënë dy herë në ajër.

Kryetari i partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski publikoi fotografinë e shqiptarit me mbishkrimin “Ky është personi që duhej të më vriste sonte”.

Sipas informacioneve, shqiptarë që nxori armën tashmë është arrestuar. Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa protestuesit vazhduan protestën para Kuvendit.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski theksoi se protesta do të do vijojë dhe bëri thirrje për përkrahje sa më masive. Protestuesit kundërshtojnë propozimin francez i cili do të zgjidhte mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes, sipas tyre ky propozim nuk njeh gjuhën dhe historinë maqedonase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026