Përplasje në Komisionin e Ligjeve, miratohen ndryshimet në ligjin ‘për prefektin’

16 Prill 2024 | 14:05

Në komisionin e ligjeve është miratuar vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në ligjin e prefektit. Ndryshime të cilat janë kundërshtuar nga opozita me argumentin se qeveria kërkon të kontrollojë rolin e prefektit.

“E para ka të bëjë me përcaktimin e qartë të akteve normative të organeve të vetëqeverisjes vendore të cilat janë objekt i verifikimit të ligjshmërisë nga ana e institucionit të prefektit. E dyta ka të bëjë me problematikat në lidhje me organizmat e përkohshëm në të cilat përfshihet ose drejton prefekti i qarkut. E treta, lidhet me problematikat për propozimet për emërimin dhe lirim të drejtuesve të degëve të institucioneve qendrore në nivel territori”, tha Balla.

Por opozita nuk e shikon kështu. Për deputeten Dhurata Cupi qëllimi është rritja e kontrollit të bashkive nga prefekti.

“Doni të kontrolloni ne mënyrë absolute prefektin në mënyrë që prefekti të kontrollojë bashkitë. Nuk sjell asnjë domosdoshmëri për ta ndryshuar. Unë nuk pashë risi edhe në propozimin tuaj cfarë sjell të re që nuk e kishte ligji për prefektin”, tha Çupi

Në komisionin e ligjeve ndryshimet në ligjin për prefektin morën vetëm votat e mazhorancës ndërsa opozita e kundërshtoi. Votimi i tij pritet të zhvillohet në seancën plenare të kësaj jave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026