Përplasje në Parlament/ PS voton programin e “Rama 4 “, seanca mbyllet për 25 minuta
Mes debateve dhe përplasjeve, me vetëm 82 votat e shumicës parlamentare, u miratua programi politik i qeverisë 2025-2029 dhe kabineti i ri i qeverisë “Rama 4”.
Kjo është hera e parë që një program qeverie nuk prezantohet, por votohet direkt në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta.
Seanca ishte parashikuar të zgjaste më shumë se 25 orë me debat, ku fokusi do të ishte te programi i qeverisë dhe argumentet e opozitës ndërsa menjëherë pas votimit, kryeministri Rama u largua.
Berisha mbërriti me vonesë, pasi seanca ishte mbyllur ndërsa deputetët e opozitës hodhën rregulloren e Kuvendit dhe një shishe uji drejt Ramës dhe Peleshi-t.
Efektivë të Gardës së Republikës u pozicionuan në mbrojtje të drejtuesve të seancës ndërsa deputetët e opozitës u ngritën dhe qëndruan para foltores së Kuvendit.
Pas kundërshtimeve të ashpra nga opozita në sallë, kryetari i seancës Niko Peleshi njoftoi se grupi i Partisë Demokratike, përmes veprimeve të tij, refuzon të dëgjojë programin e qeverisë “Rama 4”.
Për pasojë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste u tërhoq nga diskutimet dhe kërkoi kalimin e menjëhershëm në votim të programit politik.
Programi i qeverisë “Rama 4” u votua me 82 vota, përmes votimit elektronik të hapur ndërsa gjatë tensioneve në seancë, deputeti Gazment Bardhi hodhi letra drejt kryeministrit Rama dhe kryetarit të seancës, Peleshi, si shenjë proteste.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën se, nëse nuk lejohet zhvillimi i një debati normal gjatë seancës, mazhoranca do të kalojë drejtpërdrejt në procesin e votimit.
“Nëse nuk do të lejoni që këtu të zhvillohet një debat normal, do të kalojmë në proces votimi. Edhe një herë, ju kërkoj të më lini të vazhdoj fjalën. Nëse nuk doni, do të kalojmë në votim”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit