Përplasjet brenda PD, Berisha ‘foltore’ në Fier, Basha takon krerët e degëve në rrethe
Që pas 9 shtatorit, kur Lulzim Basha vendosi të linte jashtë grupit parlamentar Sali Berishën, në Partinë Demokratike ka filluar përplasja mes mbështetëseve të ish-liderit historik demokrat dhe atyre që janë pro përjashtimit të tij.
Në një kohë që Berisha ka nisur turin e takime në rrethe, në selinë blu gjatë dy ditëve të fundit janë parë të hyjnë krerët e degëve në rrethe.
Këtë të martë, Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës në qytetin e Fierit, ku u prit me ovacione nga demokratët.
Gjatë takimit, z. Berisha tha se Lulzim Basha e ka dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike, duke e zbritur partinë “në nivel minimal”. Madje, ish kreu i PD-së kërkoi falje publike për faktin që ka mbështetur Lulzim Bashën.
Ndërkohë, në selinë blu kanë zhvilluar takime me lidershipin demokrat krerët e degëve të qarkut Fier. Po ashtu në selinë e Partisë Demokratike ishin krerët e degëve të qarqeve Kukës dhe Shkodër.
Mësohet se takimet kokë më kokë me çdo drejtues dege po zhvillohen në kuadër të riorganizimit të aksionit opozitar gjatë vjeshtës.
Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se nuk ka një vendim të brendshëm për t’i bojkotuar takimet që organizon Sali Berisha në qytete të ndryshme.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër