Përplasjet jashtë Kuvendit, Noka: Regjimi po i shpall luftë opozitës

31 Tetor 2024 | 11:05
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas përplasjes së deputetëve të opozitës me Gardën e Republikës jashtë Parlamentit.
Ai theksoi se qeveria po i shpall luftë opozitës dhe se seanca plenare duhet të ishte e hapur për të gjithë deputetët, përfshirë ata të opozitës.

Noka shprehu shqetësimin se në sallën e senacave plenare  po përfaqësohen interesat e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se opozita është në një betejë për demokracinë dhe përfaqëson popullin opozitar.

“Vazhdon regjimi ti shpallë luftë opozitës, siç e shikoni ajo sallë duhet të ishte e hapur për depuetët e opozitës. Ne jeminë betejë, jo thjesht betejë pushteti, por pa kthim për demokracinë. Ne përfaqësojmë popullin opozitar. Kjo sallë nuk është vetëm për patronazhistët, ata që kanë votuar krimin e organizuar në këtë sallë janë ata që janë pjesë e korrupsionit dhe mafies në këtë vend. A mund të pranohet kjo në Shqipërinë e vitit 2024, kjo sjellje nda opozitës? A mund të pranojmë ne që Shqipëria të trajtohet plaçkë tregu nga ana e qeveritarëve? A mund të oranojë Shqipëria të shpopullohet?”, tha Noka.

Lidhur me thirrjen e deputetes Elda Hoti në Prokurorinë e Posaçme, Noka tha se ky kallëzim është një shkelje e rregullave, pasi vetëm Garda e Republikës ka autoritetin të ndërhyjë brenda Parlamentit. Ai akuzoi Policinë e Shtetit për veprime të paligjshme dhe e quajti situatën një puç ndaj demokracisë.

“Fakti që sot deputetja elda Hoti pritet me denoncim të Policisë në SKAP-in e partisë është domethënie e frikshme. Tregon që Policia që drejtohet nga nipi i Enver Hoxhës dhe nga një trafikant siç është Proda, nuk ka asnjë tagër që të ndërhyjë brenda Parlamentit. Narkopolicia me urdhër të nipit të Enver Hoxhës dhe të narkopolicit Proda ka kallëzuar në kundërshtim me çdo ligj pse ajo ishte brenda ambienteve të Parlamentit. Ky është një puç”, u shpreh ai më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026