Përplasjet Shqipëri-Kosovë, Osmani: Jemi një familje, vështirësitë i kalojmë bashkë

4 Shtator 2023 | 12:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti një deklaratë për mediat krah homologut shqiptar, Bajram Begaj, konferenca e parë gjatë vizitës 2-ditore në Shqipëri.

Në fjalën e saj, Osmani theksoi nevojën për të qenë të koordinuar sa i takon strategjisë për sigurinë duke qenë se kjo pikë është e rrezikuar, me Serbinë që kërkon gjithnjë destabilitet.

Sipas saj Shqipëria dhe Kosova janë një familje dhe kur ka probleme duhet t’i zgjidhin me njëra-tjetrën në mënyrë që t’i bëjnë ballë sfidave.

“Kosova sot përballet me sfidën më të madhe në aspektin e sigurisë në këto 25 vitet e fundit. Si një njeri që ka qenë i angazhuar në institucionet publike të Kosovës nga viti 99’, e them me plot besim kur kemi përballje me sfida të tilla, kur kemi agresion të përditshëm institucional e të sigurisë nga ana e një fqinji agresiv i cili akoma vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut, atëherë është detyrim i secilit prej nesh që interesat kombëtare t’i vëmë para së gjithash, të koordinohemi në baza ditore, të flasim me një zë e të unifikuar. Unë nuk kam asnjë dyshim se qëllimin të gjithë e kemi të përbashkët. Nëse ndonjëherë kemi ndonjë dallim në strategji, atëherë duhet të ulemi dhe t’i tejkalojmë ato si një familje sepse një familje jemi,” – u shpreh Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026