“Përrallë, as kalamajtë s’të besojnë”, Bylykbashi përplaset me Dritan Hilën
Analisti Dritan Hila është përplasur me nënkryetarin e PD-së Oerd Bylkbashi, në emisionin “Now” në Euronews Albania dhe shkak për këtë janë bërë zgjedhjet.
Hila ka lëshuar akuza duke thënë se PD i fitoi zgjedhjet lokale në Tiranë duke vjedhur vota, ndërsa Bylykbashi i është përgjigjur se kjo është një përrallë që nuk e besojnë as kalamajtë.
Pjesë nga debati:
Dritan Hila: Fraksioni Alibeaj ka favore, ka 14% të votave.
Oerd Bylkbashi: Ku?
Dritan Hila: Në zgjedhjet e marsit
Oerd Bylkbashi: Zgjedhjet janë kimi, më shumë aritmetikë
Dritan Hila: Unë po flas me shifra, pastaj në fushën e kimisë dhe të Biologjisë futemi sa të duash. Mund të shkoni dhe më poshtë, sepse koalicionet PD-LSI jo gjithmonë kanë sjellë fitore para zgjedhjeve.
Oerd Bylkbashi: Kur është bërë ka fituar
Dritan Hila: Në zgjedhjet lokale keni humbur
Oerd Bylkbashi: Në 2011 iku Rama
Dritan Hila: mbushët dhe kotecët, e morët me Ristanin që mori 10 vota në kuti, dhe nuk latë kotecë pa mbushur.
Oerd Bylkbashi: Kjo është përrallë që as kalamajtë e vegjël se besojnë
Dritan Hila: Lëre atë muhabet se e keni marrë me vota të vjedhura në kuti. Në Tiranë s’keni për të fituar, e keni të humbura.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)